Çmimi: 250 LEK
SAPUN I VAJIT TË ULLIRIT
Prodhohet në mënyrë artizanale nga vetëm 3 përbërës natyral:
Vaji i ullirit i virgjër i përftuar nga shtypja në të ftohtë i kokrrave të ullirit.
Sodë kaustike që mundëson procesin e sapunifikimit të vajit, pra kthimin e vajit në sapun.
Ujë që përdoret për tretjen e sodës kaustike para përzierjes me vajin e ullirit.
Sapuni ka 5% mbiyndyrë, që do të thotë 5% më shumë vaj ullir se sa sasia e vajit që mund të kthehet në sapun nga soda kaustike në përzierje.
Kjo e bën sapunin më të përshtatshëm për përdorim dhe më pak të ashpër se çdo ishte një sapun pa mbiyndyrë.
Ky sapun nuk përmban fragranca për ti dhënë aroma apo shtesa të tjera për funksione të tjera, si ngjyrues etj..
Çdo shtesë apo fragrancë shton mundësitë që të kenë efekte tek lëkura e përdoruesit. Lexo më poshtë për më shumë.
A ËSHTË I SIGURT PËR LËKURËN?
Çdo person ka lëkurë me ndjeshmëri të ndryshme nga të tjerët.
E vetmja mënyrë për të kthyer përgjigje pyetjes më lart për një person të caktuar është që personi të provoj produktet vet.
Thënë kjo, do ju japim pak më shumë informacion se si reagon lëkura e personave në përgjithësi ndaj përbërësve të Sapunit të Nonës.
Për këtë do ju drejtojmë tek informacioni i marrë nga EWG.com që ngrumbullon informacione statistikore se si reagojnë dhe pasojat që kanë njerëzit nga secili përbërës i produkteve të ndryshme kozmetike që shiten në tregjet e mbarë botës sot. Lexo më poshtë.
SIGURIA E PËRBËRËSVE
Baza e të dhënave e krijuar nga EWG ofron një studim për pasojat e çdo përbërësi të përdorur nga industria kozmetike. Aty mund të kërkoni pothuajse çdo markë produkti kozmetik që shitet sot nëpër bot ose sipas një përbërësi të veçantë.
Kliko në lidhjet më poshtë për të parë si vlerësohen sipas EWG.com përbërësit e Sapunit të Nonës:
Pra tek Sapuni i Nonës soda kaustike është produkti që mund të jetë më i "dëmshëm" (niveli1-4 nga 10 maksimalja) për lëkurën tuaj. Por, e para, kini parasysh që soda kaustike është e domosdoshme për sapunifikimin, dmth çdo sapun bëhet me sodë kaustike. Në fakt e vetmja shtesë e domosdoshme është soda kaustike dhe jo shtesat e tjera.
E dyta, soda kaustike nëpërmjet reaksionit kimik do të lidhet me yndyrnat, pra me vajin e ullirit, dhe nuk do të jetë sodë kaustike e lirë që mund të dëmtojë lëkurën. Përveç kësaj, Sapuni i Nonës ka 5% më shumë vaj ulliri se sasia që duhet për reaksionin me sodën kaustike. Domethënë, kjo siguron që e gjithë soda kaustike është e sigurt që merr pjesë në reaksionin e sapunifikimit dhe nuk mbetet e lirë.
Tani, disa nga përbërësit më të gjendur në sapunët e tjerë të shitur në tregje janë listuar më poshtë. Kliko për të shkuar tek faqja përkatëse tek EWG.com.
Kini parasysh që edhe fragrancat, natyrale apo artificiale, mund të kenë efekte tek personat që i përdorin. Edhe pse janë përbërës që lejohet të përdoren në prodhimet kozmetike.
Fragranca/Aromatikë (niveli 8)
SI PËRDORET SAPUNI I ULLIRIT
Sapuni i ullirit duhet të jetë i stazhonuar para se të përdoret. Mirë është të jetë 1 vit i stazhonuar. Kjo është një kohë që e lejon sapunin të bëhet akoma më i mirë dhe të japë më shumë shkumë, për ata që janë të fiksuar me sasinë e shkumës :)
Sapuni i ullirit është gjendur i ruajtur për mbi një mijë vjet në gërmime në Siri dhe ishte po aq i përdorshëm sa një sapun i prodhuar një vit më parë.
Sapuni i ullirit nuk shkumon aq shumë si sapunët me shtesa enkas për rritjen e shkumës, shtesa që ndërkohë mund të jenë të dëmshme për lëkurën. Kur laget sapuni i ullirit formon një shtresë xhelatine, pak mm përrreth tij, dhe pas përdorimit është mirë që sapuni të vendoset larg lagështirës/ujit, idealisht në një mbajtëse me thurrje që e lejon të ajroset dhe thahet nga të gjitha anët. Sapuni thahet avash dhe ngurtësohet sërish si më parë.